02/07/2024 FBK

Kosova U-16 në përgatitjet finale për Kampionatin Evropian në Tiranë

Kosova U-16 në konkurrencën e meshkujve është duke u përgatitur për FIBA U-16 Kampionatin Evropian, Divizioni C, i cili do të zhvillohet këtë vit në Tiranë. Përfaqësuesja e re, e udhëhequr nga trajneri Dion Pllana, me stafin e tij po kalojnë nëpër një fazë intensive përgatitore, me qëllim që të arrijë një performancë të shkëlqyer dhe dinjitoze në kampionat.

Faza përgatitore ka filluar më 17 qershor në Prishtinë dhe është zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjatë këtij procesi, basketbollistët e rinj kanë treguar përkushtim të madh dhe punë të palodhur për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të përgatitur veten për kampionat. Përveç kësaj, gjatë vitit janë mbajtur grumbullime seleksionuese që u kanë dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve të tregojnë kapacitetin dhe talentin e tyre.

Kosova U-16 është vendosur në grupin B së bashku me San Marinon, Gjibraltarin dhe Armeninë. Ndeshjet në këtë grup pritet të jenë sfiduese, por “ Dardanët” janë të vendosur të tregojë cilësitë e tij dhe të luftojë për çdo pikë në fushë.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: