03/07/2024 FBK

Stërvitjet seleksionuese për Kampin Nacional 2024

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), në kuadër të projektit FIBA Youth Development Fund, ka organizuar seanca stërvitore për djemtë dhe vajzat U-13 si pjesë e përgatitjeve për Kampin Nacional 2024.

Seancat stërvitore, të mbajtura më 2 dhe 3 korrik, përfshinë aktivitete intensive dhe seleksionuese, gjatë të cilave trajnerët vlerësuan aftësitë dhe performancën e lojtarëve të rinj.

Të premten, pas seancës stërvitore të djemve, e cila do të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00, do të publikohet lista përfundimtare e lojtarëve/lojtareve që do të marrin pjesë në Kampin Nacional 2024.

Ky kamp do të zhvillohet në Gjimnazin Loyola në Prizren nga data 8 deri më 13 korrik 2024 dhe do të ofrojë një mundësi të shkëlqyeshme për talentet e rinj. FBK falënderon të gjitha klubet dhe prindërit për bashkëpunimin e vazhdueshëm.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: