08/07/2024 FBK

Lorena Haxha dhe Edita Lutfiu përfaqësojnë me sukses FBK-në në FIBA Women’s Basketball Summit në Slloveni

Lorena Haxha dhe Edita Lutfiu përfaqësuan me sukses Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në edicionin e 17-të të FIBA Women’s Basketball Summit, mbajtur në Postojna, Slloveni nga 2 deri më 6 korrik.

Ky kamp i rëndësishëm, i organizuar nga FIBA Evropa dhe Federata e Basketbollit të Sllovenisë, kishte për qëllim ngritjen e nivelit të trajnereve dhe gjyqtareve. Gjatë këtij kampi, pjesëmarrëset patën mundësinë të përfitojnë nga përvojat dhe udhëzimet e disa prej mentorëve më të suksesshëm në basketbollin ndërkombëtar, duke përfshirë trajnime praktike, seminare teorike dhe sesione interaktive.

 

Lorena Haxha në cilësinë e gjyqtares dhe Edita Lutfiu në morën pjesë aktive në të gjitha aktivitetet e kampit, duke përfituar njohuri të vlefshme që do të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive të tyre profesionale dhe në kontributin e tyre të vazhdueshëm për zhvillimin e basketbollit në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm për FBK-në në përpjekjet e saj për të fuqizuar rolin e femrave në sport.

 

 Angazhimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ndaj basketbollit të femrave është i dukshëm dhe vazhdon të jetë një nga prioritet kryesore. FBK synojmë të krijojë mundësi të reja dhe të sigurojë mbështetje më të fortë për trajneret dhe gjyqtaret femra, duke i ndihmuar ato të gjejnë mundësi të reja për punësim dhe zhvillim profesional.

 

Që nga pranimi në FIBA në vitin 2015, FBK ka qenë e përkushtuar në promovimin dhe mbështetjen e grave dhe vajzave në basketboll.

FBK çdo vit ka dërguar përfaqësueset tona në këtë kamp duke kontribuar në fuqizimin e tyre dhe në arritjen e një prej pesë qëllimeve tona kryesore strategjike: fuqizimin e vajzave dhe grave në basketboll.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: