Përzgjedhësi i Kosovës U-18, Lorik Kllokoqi, ka zbuluar listën e gjerë të lojtareve të grumbulluara për FIBA U-18 Kampionatin Evropian, Divizioni C. Kllokoqi do të asistohet nga ndihmës trajnerja Aurora Muhaxheri dhe Egzon Uka.
Janë ftuar gjithsej 17 lojtare nga e gjithë Kosova, të cilat në bazë të performancës së tyre do të përzgjidhen për listën finale prej 12 lojtare që do ta përfaqësojnë Kosovën. 🇽
Përfaqësuesja U-18 ka filluar fazën intensive të përgatitjeve për FIBA U-18 Kampionatin Evropian, i cili do të zhvillohet në Prishtinë nga 23 deri më 28 korrik 2024.
Kosova gjendet në grupin A së bashku me Maltën dhe Qipron.
Lista e gjerë e Kosovës:
Malvina Haziri
Vlera Bilalli
Merisa Bilalli
Elsa Shala
Dua Ruhani
Gerta Hoti
Klesta Shatri
Yllza Uka
Era Broja
Tia Tuhina
Olsa Haziri
Etna Rexhepi
Rona Avdiu
Flutra Mehmeti
Klea Gashi
Elda Mulhaxha
Elsa Haziri