Vazhdojmë me fitore

Vazhdojmë me fitore

10/07/2024

Kosova ka regjistruar edhe fitoren e dytë me rezultat 60:88 (11:20,9:24,13:25,27:19) ndaj Armenisë, në FIBA U16, Kampionati Evropian Divizioni C.

Djemtë tanë kontrolluan gjithë ndeshjen duke qenë bindshëm më të mirë se kundërshtari.

Tek Kosova u dalluan Yll Kastrati me 15 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime i cili u ndihmua nga Besim Bytyqi  me 14 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistime.

Me këtë fitore Kosova ka arritur që të sigurojë vendin e parë në grupin B.

Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e grupeve ndaj San Marinos nga ora 17:00.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners