16/07/2024 FBK

2 eventet e 3x3 në zemër të Prishtinës

Për katër ditë radhazi, Sheshi “Zahir Pajaziti” do të jetë arena e ndeshjeve ndërkombëtare në 3x3.

Adhuruesit e basketbollit 3x3 mund të argëtohen me ndeshjet mjaft të forta, muzikë, lojëra shpërblyese, ngulitje, gara për 3 pikë, e shumëçka tjetër.

Më 18/19 korrik për herë të dytë radhazi do të zhvillohet FIBA 3x3 Women’s Series, derisa më 20/21 FIBA 3x3 Prishtina Challenger.

Këto evente organizohen nga klubi 3x3 Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit.

Në FIBA 3x3 Women’s Series marrin pjesë tetë shtete që janë të ndara në dy grupe. Vendi i parë i grupeve kualifikohet direkt në gjysmëfinale, kurse vendet 2-3 luajnë në çerekfinale.

Kosovën në FIBA 3x3 Women’s Series do ta prezantojnë Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani, Anita Grainca dhe Anilë Selmani.

Kosova është në Grupin A, së bashku me Poloninë, Gyor-in e Hungarisë dhe Izraelin. Ndeshjen e parë, Dardanet e kanë ndaj Polonisë, nga ora 16:00. Sfida e dytë është ndaj Izraelit nga ora 17:50 dhe e fundit ndaj Gyor nga ora 20:50.

Spektakli i 3x3 vazhdon me FIBA 3x3 Prishtina Challenger në fundjavë.

Në këtë garë do të marrin pjesë 16 skuadra, ku priten sfida mjaft të forta.

Edhe në këtë vit do të garojë një skuadër vendore, e kjo është Prishtina, që fitoi në turneun e zhvilluar në Prizren.

Në këtë garë do të marrin pjesë skuadra mjaft cilësore, ndër to edhe Vjena e Austrisë, Riffa e Bahrejnit, San Juan e Porto Rikos, Marijampole e Lituanisë, Bordeaux e Francës, Friboug i Zvicrës, Dyseldorfi i Gjermanisë.

Ndeshjet do të zhvillohen nga ora 12:00 të së shtunës, derisa hyrja është falas.

Dy eventet transmetohen ekskluzivisht në Art Motion.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: