Dardanët e rinj kanë pësuar nga Ukraina 67:50 (14:9, 22:11,13:13, 18:17).
Dallimi u bë në pjesën e parë, pasi e dyta ishte e baraspeshuar.
Rron Dahsyla kishte 13 pikë e tetë kërcime te Kosova.
Kjo ishte ndeshja e fundit në grupe, duke përfunduar në vendin e katërt me dy fitore e tri humbje.
Dardanët e rinj tashmë do të luajnë për pozitat 9-16, ku sfida e radhës është të premten ndaj Estonisë.