18/07/2024 FBK

Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FBK-së më 30 gusht

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht Neni 23, alineja 1.1, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit të FBK-së, gjegjësisht Neni 3, më 18.07.2024, pas pranimit të propozimit nga Kryetari i FBK-së, Bordi i FBK-së vendos të konvokojë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të FBK-së me datë 30 Gusht 2024, dhe atë me këtë rend dite:

  1. Zgjedhja e trupave punues:

-      Kryesisë së punës;

-      Komisionit verifikues;

-      Procesmbajtësit.

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13 shkurt 2024;
  2. Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së (secili kandidat ka kohë deri në 10 minuta);
  3. Votimi për Kryetar të FBK-së;
  4. Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;
  5. Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;
  6. Të ndryshme.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: