Sot ka filluar FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C në Prishtinë.
Në këtë Evropian po marrin pjesë shtatë shtete, derisa ndeshjet po zhvillohet në palestrën ‘1 Tetori’.
Në tri ditët e para do të zhvillohen ndeshjet në grupe, derisa në fundjavë do të zhvillohet ndeshjet për vendet 5-7, gjysmëfinalet dhe finalja.
Në ndeshjen e parë Qipro shënoi fitore ndaj Maltës 60:45, grup në të cilin bën pjesë edhe Kosova, që nesër e zhvillon sfidën e parë në këtë garë.
Në Grupin B, Azerbajxhani mundi Shqipërinë 72:53, ndërsa Gjeorgjia shënoi fitore ndaj Armenisë 77:68.
Ky është edhe një aktivitet të cilin e organizon Federata e Basketbollit e Kosovës, që gjatë vere ka qenë organizatore e pesë ngjarjeve ndërkombëtare të basketbollit.