26/07/2024 FBK

Shfaqet dokumentari për frymëzimin dhe motivimin e vajzave dhe grave në basketboll

Në ditën e pushimit të FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ka organizuar një aktivitet.

Në Palestrën ‘1 Tetori’, aty ku zhvillohen të gjitha ndeshjet, kanë marrë pjesë shtetet pjesëmarrëse të këtij Evropiani, derisa është shfaqur edhe dokumentari për jetën e Jeta Zekës dhe babait të tij, Hajredin Zekës. Jeta është basketbolliste e Kosovës A dhe Bashkimit, si dhe gjyqtare, derisa babai i tij, ka qenë për vite të tëra gjyqtar dhe tani është vëzhgues.

Dokumentari, që është frymëzues, ka mbledhur histori nga gratë në basketboll nga vende të ndryshme që ndanë përvojat, sfidat dhe mënyrat se si i kanë kapërcyer ato.

Para shfaqjes së dokumentarit, hapjen e këtij eventi e ka bërë Menaxherja e Projekteve në FBK, Edita Medunjanin, derisa për dokumentarin ka folur edhe Jeta Zeka.

Ish-basketbollistja dhe Personi për Integritet në FBK, Vlora Braha ju ka bërë thirrje të gjitha basketbollisteve që të merren me sport edhe pas përfundimit të karrierës së tyre si lojtare.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku në fjalimin e saj motivues ka treguar për karrierën e saj, si dhe ka treguar se si FBK ka për qëllimin fuqizimin e vajzave në basketboll. Dushku ju ka bërë thirrje të gjitha basketbollisteve që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe asnjëherë të mos heqin dorë dhe të jetë frymëzim për të gjithë.

FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C po organizohet në Prishtinë nga 23 deri më 28 korrik, ku po marrin pjesë shtatë shtete. Për tri ditë janë zhvilluar ndeshjet në grupe, derisa në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet për vendet 5-7, vendin e tretë, gjysmëfinalet dhe finalja.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: