01/08/2024 FBK

FBK me dy përfaqësues në FIBA Time Out 3.0

Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani, dhe Fisnik Juniku do të jenë pjesë e programit prestigjioz FIBA Time Out 3.0, duke përfaqësuar Federatën e Basketbollit të Kosovës! 🇽🇰

TIME-OUT është një program që ofrohet nga FIBA në partneritet me Universitetin Northumbria në Mbretërinë e Bashkuar. Ky program synon të ofrojë kualifikime akademike për ish-lojtarët elitarë dhe përqendrohet në karrierën e dyfishtë të lojtarëve të basketbollit.

Ky program është unik, duke u fokusuar në specifikat e basketbollit gjatë gjithë procesit akademik, përfshirë dhjetë module të fokusuara në parimet bazë të drejtimit të një organizate basketbolli. Ligjëratat, seminarët dhe punëtoritë do të mbahen në ngjarje sportive, në mjedisin akademik ose në zyrat e FIBA-s.

 Modulet e TIME-OUT 3.0 përfshijnë:

  • Struktura e basketbollit në nivel global
  • Qeverisja e Mirë dhe Integriteti në Sport
  • Administrimi dhe çështjet operacionale
  • Planifikim strategjik
  • Menaxhimi i Projekteve
  • Menaxhimi i Garave dhe Ngjarjeve Sportive
  • Programet dhe Projektet Zhvillimore
  • Basketbolli 3x3
  • Marketingu
  • Komunikimi

 Më herët, në këtë program kanë diplomuar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, dhe Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, Granit Rugova.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: