05/08/2024 FBK

Telegram Ngushëllimi për familjen Gjinovci

E nderuar Familja Gjinovci,

I dashur komunitet i hendbollit,

 

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të hendbollit dhe sportit në përgjithësi të Kosovës, Izet Gjinovci.

Ai ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare, duke lënë të pikëlluar familjen, miqtë, por edhe tërë komunitetin e hendbollit dhe sportit.

Gjinovci ishte Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ku për vite me radhë ka kryer punën me pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Ai ishte një punëtor i palodhshëm dhe shembull për të gjithë se si duhet punuar e kontribuar për sportin e Kosovës.

Ishte hendbollist i Prishtinës në vitet 80’-ta dhe më pas drejtues i klubit kryeqytetas. Gjithashtu ka dhënë kontribut të madh në Pavarësimin e Sportit të hendbollit, duke punuar në kohët më të vështira dhe më të rrezikshme.

Prej vitit 2002 e deri në ditën e fundit të jetës e ka kryer me sukses të plotë punën e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Gjithashtu ishte kontribuues vital i procesit të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, ku FHK ishte pranuar me të drejta të kufizuara në EHF më 2004 dhe më pas kishte hapur dyert edhe për sportet tjera, më 2014. Mori pjesë në dhjetëra Kongrese e Seminare Ndërkombëtare, anëtar i trupave të EHF-së, derisa vdekja e gjeti si anëtar i Gjykatës së Apelit në EHF.

I ndjeri Gjinovci ka kontribuuar në zhvillimin e hovshëm të ekipeve kombëtare të hendbollit, dy kualifikimet historike në Kampionate Botërore dhe arritjen në nivele gjithnjë e më të larta me Kombëtaret A.

Gjinovcin do ta kujtojmë me krenari si një punëtor të madh dhe që pothuajse tërë jetën ia kushtoi sportit të hendbollit.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gjinovci dhe gjithë komunitetin e hendbollit.

Izetin do ta kujtoj përjetë si kundërshtar të denjë në terrenet e basketit në Gërmi, por edhe më shumë si shembull për përkushtimin, dashurinë dhe përkrahjen që ia ka dhënë sportit të tij.

Me Respekt,

Arben Fetahu,

Kryetar i FBK-së




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: