19/08/2024 FBK

Përfundon afati për nominime: Arben Fetahu i nominuar për edhe një mandat në krye të FBK-së

Sot në ora 17:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e nominimeve për Kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për mandatin 2024-2028. Në bazë të nenit 8 të Rregullores së Punës së Kuvendit të FBK-së dhe nenit 26 të Statutit të FBK-së, të gjitha klubet dhe shoqatat e licencuara e kanë nominuar kryetarin aktual, Arben Fetahu, për një mandat të ri katërvjeçar.

Po sot ka përfunduar edhe afati për dorëzimin e autorizimeve për delegatë të Kuvendit të FBK-së, sipas neneve 14, 15 dhe 16 të Statutit të FBK-së.

Kuvendi i Rregullt Zgjedhor do të mbahet më 30 gusht nga ora 17:30 në Hotel “Emerald” - Prishtinë, me rendin e ditës si më poshtë:

  1. Zgjedhja e trupave punues:
  • Kryesia e punës;
  • Komisioni verifikues;
  • Procesmbajtësi.
  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës, e datës 13.03.2024;
  2. Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së (secili kandidat ka kohë deri në 10 minuta);
  3. Votimi për Kryetar të FBK-së;
  4. Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;
  5. Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;
  6. Të ndryshme.

Duhet theksuar se, sipas nenit 14 të Statutit të FBK-së, Kuvendin e Federatës e përbëjnë delegatët e autorizuar të anëtarëve të Federatës dhe Kryetari i Federatës.

Numri i delegatëve të ftuar në Kuvend është si vijon:

  • Klubet e Superligës për Meshkuj – 2 delegatë;
  • Klubet e Superligës për Femra – 1 delegat;
  • Klubet e Ligës së Parë në konkurrencën e meshkujve – 1 delegat;
  • Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit – 1 delegat;
  • Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit – 1 delegat;
  • Shoqatat tjera të basketbollit të pranuara në Federatë – 1 delegat.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: