Kosova U16 ka pësuar humbje nga Irlanda me rezultat 92:34 (9:15, 29:12, 28:3, 26:4), në ndeshjen e fundit në grupe të FIBA U16 Women’s Eurobasket, Divizioni B, që po zhvillohet në Turqi.
Vashat e Kosovës e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 3:10, dhe e fituan çerekun e parë 9:15. Megjithatë, irlandezet ishin më të mira në vazhdim të ndeshjes, sidomos në pjesën e dytë dhe fituan 92:34.
Gerta Hoti ishte më e mira te Kosova me 15 pikë e dhjetë kërcime.
Dardanet ishin në grup shumë të vështirë dhe nuk arritën të fitojnë përballë Turqisë, Sllovakisë, Ukrainës dhe Irlandës.
Tashmë ato do të garojnë për vendet 17-20.