Vashat e Kosovës U16 kanë përfunduar garat në FIBA U16 Women’s Eurobasket, Divizioni B,
Dardanet e reja fillimisht ishin në grup të vështirë përballë Turqisë, Sllovakisë, Irlandës dhe Ukrainës, derisa më pas për vendet 17-20 u ndeshen me Estoninë, Zvicrën dhe Luksemburgun.
Edhe pse dhanë maksimumin në këtë garë, nuk arritën fitore, derisa ishte një përvojë shumë e mirë për të ardhmen, duke pasur parasysh kundërshtaret e vështira.
Në ndeshjen e fundit pësuan nga Luksemburgu me shifrat 47:74 (13:14, 12:24, 12:14, 10:22), ku në tre çerekë ishin të barabartë, por periudha e dytë ishte vendimtare për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje.
Lena Goçaj kishte 13 pikë e dhjetë asistime, derisa Aria Belegu shtatë pikë e 13 kërcime.