Ka përfunduar Seminari dyditor për Fuqizimin e Klubeve i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe FIBA.
Në këtë Seminar Ndërkombëtar për dy ditë radhazi në fundjavë kanë ligjëruar ekspertë nga FIBA: Benjamin Gauther, Petras Jasiunas, Geof Wilson dhe Darren Young.
Ndërkohë, Temat e Seminarit kanë qenë: Identiteti i Markës, Përmbajtja Digjitale, Video përmbajtja, Email Marketing dhe Përvoja e tifozëve në ndeshjet e basketbollit.
Mbylljen e Seminarit e ka bërë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, duke folur para të pranishmëve për rëndësinë e këtij Seminari, por njëkohësisht duke falënderuar pjesëmarrësit dhe klubet e basketbollit në vendin tonë. FBK do të jetë gjithnjë afër klubeve dhe shtëpia e basketbollit e Kosovës edhe në të ardhmen do të organizojë Seminare për fuqizimin e tyre.
Seminari kishte për qëllim ofrimin e njohurive për zhvillim, promovim dhe vizibilitet efektiv për klubet e basketbollit duke shfrytëzuar mekanizmat praktik të marketingut dhe promovimit.
Në këtë Seminar kanë marrë pjesë klubet e basketbollit te seniorët dhe grupmoshat e reja në të dyja konkurrencat.