Nga 7 deri më 9 Shtator 2024 në Qendrën Inovative në Prizren është mbajtur FIBA SCOD Klinika parasezonale për të gjithë gjyqtarët e FBK-së, pjesë e listë për aprovim për edicionin 2024-2025 dhe është udhëhequr nga Komesari i Garave, Faton Kurshumlija, FIBA Referee Instruktori Sinisa Herceg nga Kroacia.
FIBA SCOD Klinika parasezonale organizohet në bashkëpunim dhe me aprovim të FIBA Referee Departamentin, ku FBK është implementuese e suksesshme në kuadër të projektit FIBA SCOD Referee Projekteve.
Gjyqtarët pas prezantimeve të cilat kanë qenë në agjendë kanë përcjellur ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Superkupës së Kosovës.
Pjesëmarrës në FIBA SCOD Klinikën ishin 47 gjyqtarë/e të të gjitha listave të dërguar nga Shoqata e Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (SHGJFBK) për aprovim.
Ndërkohë, FIBA Fitnes Testi është organizuar të dielën më 8 Shtator 2024 dhe është mbajtur në shtegun e atletikës në Qendrën Inovative në Prizren ku është organizuar nga Faton Kurshumlija, Komesar i Garave dhe anëtarët e Bordit të SHGJFBK-së.
Temat e Prezantuara
FIBA Instruktori Faton Kurshumlija
- Njohja e gjyqtarëve me licencimin e vitit kalendarik FIBA GOL2025-2027
- Skautimi i ekipeve, trajnerëve, lojtarëve
- Prezantimi i PG për të gjitha garat seniore
- Pritjet dhe obligimet për edicionin 2024-2025
- Evaulimi i gjyqtarëve nga katër ndeshjet e ditës së parë (Superkupa)
- Ngritja profesionale
- Diskutim i hapur
Instruktori i FIBA Gjyqtarëve Sinisa Herceg
- Lojtari ne AOS
- Mekanika 3 PO- IOT
- Personalet dhe Gabimet në Sulm
- FIBA Protokolli 1-2
- Kriteret për gabimet josportive
- Loja larg topit
- Ndryshimet e rregullave të basketbollit 2024
Gjyqtari i FBK-së Arian Thaçi
- Ndryshimet e rregullave të basketbollit( edituar në gjuhën shqipe).
- Përdorimi i manualit për IRS