13/09/2024 FBK

Konkurs: Zyrtar/e për Financa në Departamentin e Financave

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Financa në Departamentin e Financave

Orari i punës: 40 orë në javë (Orar i plotë)

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj me mundësi vazhdimi

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Zyrtar/e për Financa në Departamentin e Financave është përgjegjës për “shëndetin” financiar të FBK-së

Asiston Menaxherin e Financave në mbledhjen, përgatitjen dhe interpretimin e raporteve, buxheteve, llogarive, komenteve dhe pasqyrave financiare;

Asiston Menaxherin e Financave për përgatitjen e raporteve javore, mujore, vjetore, për Kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FBK-së;

Përgatit fatura në emër të FBK-së;

Asiston Menaxherin e Financave në kontrollimin e të ardhurave, rrjedhës së parasë, keshit dhe shpenzimeve të FBK-së;

Zhvillon dhe menaxhon sistemet/modelet e brendshme financiare;

Asiston Menaxherin e Financave në përgatitjen e listave të pagave për stafin e zyrës ekzekutive, si dhe për gjyqtarët/vëzhguesit, si dhe për  stafin shtesë të FBK-së;

Merr pjesë në stafin organizativ në të gjitha aktivitetet e federatës, si organizimi i Kuvendit të FBK-së, Kupës së Kosovës, kampeve, turneve, seminareve, klinikave dhe organizimeve për Përfaqësuesen A dhe Përfaqësueset e Reja të Kosovës;

Asiston Menaxherin e Financave në mbylljen e projekteve për MKRS, KOK, KON, FIBA, Ambasada të huaja që veprojnë në Kosovë;

Punë tjera të deleguara ndërkohë nga Menaxher i Financave;

I raporton direkt Menaxherit të Financave dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, që është përgjegjës/e për zyrën ekzekutive të FBK-së;

Kualifikimet:

I/e diplomuar në drejtimin Financa dhe Kontabilitet;

Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;

Aftësi shumë të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht Excel dhe Word);

Të ketë njohuri të gjuhës angleze;

Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;

Aftësi analitike në punë;

Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;

Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Përvoja e punës është përparësi;

Të gjithë ata që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lart, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë të mirëpritur të aplikojnë deri në 20.09.2024 duke dërguar CV-në office@basketbolli.com  me titullin “Zyrtar/e për Financa në Departamentin e Financave”

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nëpërmjet telefonit.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: