Federata e Basketbollit e Kosovës me kënaqësinë më të madhe njofton bashkëpunimin me ProCredit Bank.
Njëra nga institucionet më të rëndësishme bankare në Kosovë, do të jetë sponsor i Superligës së Meshkujve.
Edicioni i ri pritet të jetë njëri nga më interesantit në vitet e fundit, për shkak të rivalitetit të tetë skuadrave dhe me sponsorin e ri, do të jetë njëri nga edicionet më të rëndësishëm në basketbollin e Kosovës.
FBK dhe ProCredit me krenari ju njoftojnë për arritjen e marrëveshjes 4 vjeçare dhe fillimin e një bashkëpunimi, që është shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.