Në fundjavë filloi ProCredit Superliga për edicionin 2024-25.
Që në fillim kishte ndeshje interesante. Proton Cable Prizreni fitoi ndaj Sigal Prishtinës (100:88), ku qendra Urim Zenelaj ishte më i miri në parket me dyshifror të dyfishtë, 15 pikë e 12 kërcime. Ai shtoi katër asistime, një top të vjedhur dhe dy bllokada.
Më i dalluari te bardhekaltrit ishte Jawachi Nzeakor me 29 pikë e shtatë kërcime.
Vëllaznimi e nisi me fitore edicionin e ri, ku fitoi ndaj Pejës 73:65. Te kuqezinjtë më i miri ishte Jason Jitoboh me 13 pikë e 13 kërcime, shtatë bllokada dhe dy asistime.
Me fitore e nisi kampionatin e ri edhe Golden Eagle Ylli, që me përmbysje fitoi ndaj Borës 67:74. Te therandasit më i miri ishte Terrell Brown me 28 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, kurse te prishtinasit më i dalluari ishte Shamarkus Kennedy me14 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.
Top 5
Urim Zenelaj (Proton Cable Prizreni) 15 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi
Jaëachi Nzeakor (Sigal Prishtina) 29 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi
Jason Jitoboh (Vëllaznimi) 13 pikë, 13 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi
Terrell Broën (Golden Eagle Ylli) 28 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 23 indeksi
Shamarkus Kennedy (Bora) 14 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi