Peja është mundur në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup nga skuadra e Maroussi-t me rezultat 98:75 (34:20, 20:23, 20:15, 24:17).
Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten, sërish në Greqi, ku do të vendoset skuadra, që do të jetë pjesë e grupeve të kësaj gare për edicionin e ardhshëm.
Verdhezinjtë e zhvillojnë ndeshjen si mysafirë për shkak të problemeve të palestrës në Pejë.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 19:5, derisa e fituan çerekun e parë 34:20, derisa periudha e dytë ishte më e baraspeshuar 20:23 për pejanët. Në pjesën e dytë, skuadra greke, arriti të ruajë epërsinë, madje edhe ta shtojë për të fituar në fund me 23 pikë dallim, 98:75.
Te Peja, dy më të dalluarit ishin Darnell Cowart me 21 pikë e pesë kërcime dhe Jawaun Daniels me 17 pikë e katër kërcime.