Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu në një koktej rasti ka pritur dhe nderuar veteranët e Kosovës.
Ai është shprehur falënderues ndaj tyre për kontributin me dekada në basketbollin e Kosovës.
Fetahu potencoi se do të përkrahin Ligën e Veteranëve edhe më shumë, derisa i falënderoi për pjesëmarrjen e tyre në turne të ndryshme në rajon.
Ndërkohë, veteranët ishin të lumtur për këtë takim, duke u shprehur të gatshëm për edicionin e ri.
Kryetari i FBK-së po ashtu ka ndarë trofeun e Kupës për edicionin e kaluar dhe medaljet për kampionin Prishtinën dhe vendin e dytë, Pejën.
Fetahu ka nderuar edhe Naim Hajrizin për turneun e fituar në Zarë të Kroacisë, si dhe Arsim Svircën, për kontributin e tij në basketbollin e Kosovës.