Peja ka pësuar humbje nga Maroussi e Greqisë, edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese.
Pejanët pësuan me rezultat 81:106 (28:22, 25:28, 13:32, 15:24). Në ndeshjen e parë kishin pësuar humbje 98:75, duke mos arritur të kualifikohen në grupet e FIBA Europe Cup.
Të dy ndeshjet u zhvilluan në Greqi, për shkak të problemeve teknike në palestrën në Pejë.
Skuadra pejane ishte më e mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 28:22. Verdhezinjtë në periudhën e dytë, ngritën epërsinë në dhjetë pikë, 34:24, por basketbollistët e skuadrës greke u rikthyen, për të barazuar shifrat në 48:48, ndërkohë që pjesa e parë përfundoi 53:50.
Por, perioda e tretë ishte fatale për pejanët, që përfundoi 13:32 për skuadrën greke, që triumfoi në fund 81:106.
Shahada Wells ishte më i miri te Peja me 25 pikë.
Ndërkohë, pjesë e grupeve për edicionin e ri do të jetë Trepça, ku të premten mbrëma do të dihen përfundimisht grupet për edicionin 2024-25.