Bashkimi është kualifikuar në finale të Superkupës së Femrave.
Prizrenaset shënuan fitore ndaj Penzës me rezultat 71:54 (20:17, 17:16, 16:14, 18:7).
Pjesa e parë e kësaj sfide ishte kryesisht e baraspeshuar, me kampionet e Kosovës që për një nuancë ishin më të mira, për të shkuar në pushim me rezultat 37:33.
Lojë e ngjashme edhe në periodën e tretë, derisa dallimi i madh dhe vendimtar u bë në dhjetë minutat e fundit, me Bashkimin, që tregoi fuqinë dhe fitoi 71:54.
Te Bashkimi u dalluan Aulona Muhadri me 16 pikë e 17 kërcime, Arbnore Përquku me 26 pikë e tetë kërcime dhe Caterrion Thompson me 21 pikë e shtatë kërcime, kurse te skuadra pejane u dalluan Terry Jeanne Nicole me 15 pikë e shtatë kërcime dhe Saranda Daci me 16 pikë e shtatë kërcime.
Bashkimi në finalen e së premtes e pret fituesin e ndeshjes Prishtina-Peja 03.