Sonte është finalja e madhe në Superkupën e Femrave. Bashkimi dhe Peja 03 do të garojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Karagaçi’, aty ku po organizohet Superkupa e Femrave nga 30 shtatori.
Prizrenaset do të mundohen të fitojnë sërish trofeun e Superkupës, kurse pejanet për herë të parë në histori të klubit gjenden në finale të kësaj gare.
Bashkimi edicionin e kaluar kishte fituar tre trofetë: titullin, Kupën dhe Superkupën.
Bashkimi në gjysmëfinale kishte mundur Penzën 71:54, derisa Peja 03, në çerekfinale shënoi fitore ndaj Junior 06 Moni Bau 62:60 dhe gjysmëfinale ndaj Prishtinës 55:76.