Bashkimi ka triumfuar ndaj Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 76:53 (24:17, 17:13,16:10,19:13). Çikat nga Prizreni kontrolluan ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke siguruar fitore në derbin e parë të Superligës Femrat.
Tek Bashkimi u dalluan Aulona Muhadri me 14 pikë, 11 kërcime e 1 asistim si dhe Diedona Halitaj që shtoi edhe 16 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.
Të dielën zhvillohet ndeshja e fundit në kuadër të xhiros së parë në Superligën Femrat, mes Peja 03 dhe Trepçës.