Bashkimi e filloi edicionin e ri mbarë duke shënuar fitore në derbin ndaj Prishtinës. Për këtë fitore të rëndësishme kontribuan më së shumti dyshja vendore, Aulona Muhadri dhe Diedona Halitaj. Kapitenja Muhadri ishte më efikasja me 14 pikë, 11 kërcime dhe 1 asistim, ndërsa u ndihmua nga bashkëlojtarja Halitaj, e cila shtoi 16 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe Penza ndaj Junior 06 Moni Bau, ku u dalluan Saranda Daci me 25 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime, si dhe Joyner Saquita Jasmine me 26 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime.
Në fitoren e Pejës, me super performancë shkëlqeu qendra Veronika Liubinets, me 16 pikë, 18 kërcime dhe 7 asistime.