16/10/2024 FBK

Melda Baliqi në FIBA Europe Get-Together U14 në Rumani

Nga data 11 deri më 13 tetor në Bukuresht të Rumanisë u zhvillua FIBA Europe U14 Get-Together 2024.

Aktiviteti, i cili kishte si objektiv kryesor zhvillimin e projekteve dhe metodologjive të mësimdhënies për rritjen e brezave të rinj të basketbollistëve/eve, mblodhi 71 përfaqësues nga 28 federata evropiane të basketbollit, si dhe gati 400 trajnerë rumunë.

Nga Kosova në këtë ngjarje si e deleguar nga Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë pjesë trajnerja me perspektivë, Melda Baliqi.

Të pranishëm gjatë tre ditëve të punës ishin edhe Presidenti i FIBA-s Evropës, Jorge Garbajosa, Drejtori Ekzekutiv i FIBA-s Evropës, Kamil Novak, dhe për seancat stërvitore Nenad Truniq dhe Hanno Mottola.

Me këtë rast u prezantua “Hoops for Schools”, një projekt kushtuar botës së shkollave dhe në kalendarin e aktiviteteve të FIBA-s duke filluar nga viti 2026.

FIBA U14 Get-Together është një ngjarje e përvitshme, e cila organizohet nga FIBA Evropa në bashkëpunim me një Federatë Nacionale. Kjo ngjarje ka për qëllim edukimin e trajnerëve të rinj, duke ndikuar në zhvillimin e basketbollistëve dhe basketbollisteve të gjeneratave të reja.

Vitin e ardhshëm, për herë të parë, ky event do të organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës!




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: