ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë.
Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”. Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.
Sfidë shumë interesante pritet të shtunën në mbrëmje ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje. Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.
Takime mjaft të rëndësishme shihen ato që zhvillohen të dielën. Vëllaznimi ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni përballet me Borën, që kanë nga një fitore e katër humbje.
Dy takimet janë mjaft të rëndësishme për katër skuadrat, që duan të renditen sa më lartë në tabelë.
ProCredit Superliga - Java 6
E shtunë
17:00 Trepça - Peja
19:00 Bashkimi - Sigal Prishtina
E diel
17:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli
19:00 Proton Cable Prizreni – Bora