Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka filluar lansimin e Projektit Inovativ “Alley-Oop,” që ka për qëllim masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën. Hapjen e bëri Granit Rugova, Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, i cili foli për rëndësinë e këtij programi dhe masivizimin e basketbollit 3x3.
Gara e parë është organizuar në Prishtinë, ku morën pjesë pesë skuadra, të ndara në dy grupe, dhe më pas u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe finale.
Pas ndeshjeve interesante, Prishtina dhe Specat u përballën në finale, ku Prishtina fitoi me shifrat 21:13.
Skuadra fituese mori çmimin prej 300 nga Granit Rugova.
Projekti do të vazhdojnë me turne në qytetet e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Therandës.
Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.
“Alley-OOP” është një Program i FIBA Europe, që synon promovimin e basketbollit 3x3 në të gjitha qytetet e Kosovës.