24/10/2024 FBK

Sfida interesante në javën e dytë të Ligës së Parë

Të enjten dhe premten zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën e Parë të Meshkujve.

Sfida e parë për këtë xhiro është ndërmjet Istogu AB Concept dhe Boreas. Istogasit e kanë nisur me fitore edicionin e ri, derisa pejanët me humbje. Skuadra nga Istogu edicionin e kaluar ishte në elitë dhe kërkon të rikthehet në Superligë.

Elitën e kërkojnë edhe Grapeland dhe New Basket, që do të përballen të premten në Rahovec. Takimi pritet të jetë interesant dhe i baraspeshuar.

KEKU do të përballet me Kosovarin, ku të dy skuadrat e kanë nisur me fitore dhe janë në kërkim të fitores së dytë.

Java e dytë do të përmbyllet me takimin ndërmjet Vushtrrisë dhe Kerasanit. Dy skuadrat janë në kërkim të fitores së parë, pasi pësuan në xhiron e parë.

Liga e Parë e Meshkujve - Java 2

E enjte

20:30 Istogu AB Concept - Borea

E premte

18:00 Grapeland - New Basket

20:00 KEKU - Kosovari

20:30 Vushtrria – Kerasan




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: