Fundjava që lamë pas solli super ndeshje në kuadër të Superliga Femrat. Bashkimi, Penza dhe Prishtina arritën të shënojnë fitore këtë javë.
Bashkimi triumfoi në derbin lokal ndaj Junior 06 me rezultat 87:65, ku basketbollistja Caterrion Thompson shkëlqeu me një performancë fantastike, duke kontribuar me 28 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime. Ajo u mbështet fuqishëm nga qendra vendore Aulona Muhadri, e cila shtoi 11 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.
Fitore të rëndësishme shënuan edhe vajzat e Penzës në ndeshjen ndaj Trepçës, e cila u mbyll me rezultatin 75:65. Lojtarja më e dalluar te Penza ishte Saranda Daci, e cila arriti të realizojë 28 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.
Xhiroja e tretë e Superliga Femrat përfundoi me ndeshjen Peja-Prishtina, ku prishtinaset triumfuan në udhëtim me rezultatin 73:59. Për Prishtinën, u dalluan Aliaina Rice me 23pikë, 16 kërcime dhe tri asistime ndërsa Malvina Haziri shtoi edhe 17 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.
Aktualisht, Bashkimi dhe Penza kanë nga tri fitore në po aq ndeshej të zhvilluar. Junior 06 Moni Bau, Peja 03 dhe Prishtina kanë nga një fitore e tri humbje ndërsa Trepça edhe nuk regjistruar asnjë fitore.
Top 5
Caterrion Thompson (KBF Bashkimi) 28 pikë, 3 kërcime, 4 kërcime.
Aliaina Rice (KBF Prishtina) 23 pikë,16 kërcime, 3 asistime.
Malvina Haziri (KBFPrishtina) 17pikë, 4 kërcime,3 asistime.
AulonaMuhadri (KBFBashkimi) 11pikë, 11kërcime,
7asistime.
Saranda Daci (KBF Penza) 28 pikë, 8 kërcime,7 asistime.