Larry Thomas, MVP i javës së tetë

Larry Thomas, MVP i javës së tetë

04/11/2024

Java e tetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll solli disa përballje interesante.

Derbi u zhvillua ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, ku mitrovicasit fituan me 30 pikë dallim, 82:52. Te Trepça, Larry Thomas kishte 15 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, duke u shpallur edhe MVP i kësaj xhiro.

Ai u ndihmua nga Malik Johnson, i cili kontribuoi me 15 pikë, katër kërcime e nëntë asistime.

Peja shënoi fitore të rëndësishme, ndaj Vëllaznimit, ku te verdhezinjtë u dallua Jasquez Yow me dyshifror të dyfishtë prej 13 pikëve e 12 kërcimeve.

Sigal Prishtina iu rikthye fitoreve, duke triumfuar ndaj Proton Cable Prizrenit. Edhe kësaj radhe te bardhekaltrit u dallua Damiree Burns, i cili e mbylli ndeshjen me 23 pikë, 18 kërcime dhe një asistim.

MVP

Larry Thomas (Trepça) 15 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 22 indeksi

Top 5

Larry Thomas (Trepça) 15 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 22 indeksi

Jasquez Yow (Peja) 13 pikë, 12 kërcime, 0 asistime, 20 indeksi

Malik Johnson (Trepça) 15 pikë, 4 kërcime, 9 asistime, 19 indeksi

Damiree Burns (Sigal Prishtina) 23 pikë, 18 kërcime, 1 asistim, 36 indeksi

Arian Qallaku (Golden Eagle Ylli) 14 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 12 indeksi

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters