08/11/2024 FBK

Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 6 Nëntor në Prishtinë ka diskutuar për ecurinë e të gjitha garave dhe aktiviteteve të saj, si dhe për tema të tjera me interes për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë dhe ndër të tjera ka marrë këto vendime:

  1. Ka vendosur që në vitin 2025 të paraqitet me këto Përfaqësuese të Reja në FIBA Kampionate Evropiane të Gjeneratave të Reja:
  • Kosova U16 (F) në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni C
  • Kosova U18 (F) në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B
  • Kosova U16 (M) në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B
  • Kosova U18 (M) në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B
  • Kosova U20 (M) në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B
  1. E ka miratuar kërkesën e KB Grapeland për organizimin e Final Four të Kupës së Femrave dhe Kupës së Ligës së Parë të Meshkujve në Rahovec në datat prej 14 deri më 16 shkurt 2025, si dhe të Klinikës së Gjyqtarëve në kuadër të FIBA Evropës.
  2. Ka vendosur që skuadrat e Superliga Femrat (KBF Bashkimi, KBF Prishtina dhe KBF Peja 03) në edicionin e ri të Ligës Unike të Femrave të kenë të drejtë të paraqesin 3 + 1 lojtare të huaja. Ky rregull do të vlejë vetëm për Ligën Unike të Femrave në edicionin e saj të ri.
  3. I ka miratuar përditësimet e Rregullores për Shpalljen e Laureatëve të Vitit në Basketboll, Rregullores për Komisionet e FBK-së dhe Rregullores mbi të Drejtat Televizive.
  4. E ka miratuar Draftin e Parë për Politikat e Mbrojtjes në Basketboll (Safeguarding) dhe të gjitha materialet e saj përcjellëse.
  5. Ka vendosur që më 19 Dhjetor (e enjte) të organizojë Shpalljen e Laureatëve për Vitin 2024 në ambientet e sponsorit Auto Mita.
  6. Ka vendosur që t’i vazhdohet mandati anëtarëve të Komisionit për Shpalljen e Laureatëve në Basketboll: Linda Shala (anëtare e Bordit), Bekim Maxhuni (ish basketbollist eminent), Adelina Qipa (ish basketbolliste eminente), një gazetar sportiv që do të delegohet nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, derisa konform Rregullores për Shpalljen e Laureatëve të Vitit në Basketboll e ka emëruar edhe Shkëlzen Fetiun, anëtar i Bordit të FBK-së, në cilësinë e anëtarit të këtij Komisioni.
  7. Ka vendosur që të hap afatin kalimtar për lojtarët e KB Drita prej të hënës (11 nëntor) për 48 orë (13 nëntor). Gjatë këtij afati kalimtar skuadrat e tjera kanë të drejtë të angazhojnë vetëm nga 1 lojtar të KB Drita në klubet e tyre.
  8. Bordi i FBK-së ka diskutuar edhe për Ligjin e Ri të Sportit, ndryshimet e të cilit i ka mirëpritur shumë dhe ka theksuar se do të punojë ngushtë me të gjitha grupet e saj të interesit në zbatimin e tij, por edhe në harmonizimin e të gjitha akteve normative të FBK-së, dhe të anëtarëve të saj.



Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: