01/12/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Kryeqytetasit triumfojnë në derbi

Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin ndaj Golden Eagle Yllit pas vazhdimeve me rezultat 93:89 (29:22, 28:21, 14:16, 11:23, 11:17), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.

Sfida ishte mjaft interesante në kryeqytet, duke u vendosur vetëm në vazhdime.

Bardhekaltrit fituan çerekun e parë 29:22 dhe të dytin 28:21, për të shkuar në pushim me rezultat 57:43.

Megjithatë, mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë. Perioda e tretë ishte më e baraspeshuar, derisa në dhjetë minutat e fundit më të mirët ishin therandasit, që barazuan shifrat në 82:82, për të shkuar ndeshja në vazhdime, ku më të mirë ishin vendasit, që triumfuan 93:89.

Më të mirët te prishtinasit ishin Damiree Burns me 24 pikë e 17 kërcime, si dhe Daniel Lekndreaj me 18 pikë e 12 kërcime, ndërsa te therandasit më të mirët ishin Jalen Nesbitt me 22 pikë e dhjetë kërcime.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa Golden Eagle Yllit pesë fitore e pesë humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: