04/12/2020 FBK

DERBI MES ISTOGUT DHE RC COLA DRITËS

Java e tetë në Ligën e Parë do të sjellë disa takime mjaft interesante.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Istogut dhe RC Cola Dritës.

Skuadra istogase ka pesë fitore dhe vetëm një humbje nga AS Prishtina, kurse ajo gjilanase gjashtë fitore dhe vetëm një humbje, po ashtu nga AS Prishtina, prandaj dueli mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë shumë interesant, pasi të dy skuadrat do të hyjnë vetëm për fitore.

AS Prishtina, që ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në Ligën e Parë pa asnjë humbje, do të përballet me Megasports, që ka dy fitore dhe pesë humbje.

Në takimet tjera, New Basket, që ka tri fitore dhe katër humbje do të përballet me Lipjanin. Kjo e fundit ka shtatë humbje në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në Ligën e Parë.

Feronikeli edicionin e kaluar garoi në Superligë, kurse në Ligën e Parë ka një fitore dhe pesë humbje. Nikli do të ndeshet me Prishtinën e Re, që ka një fitore dhe gjashtë humbje.

Marigona Hill Prishtina e ka nisur mirë edicionin në Ligën e Parë me pesë fitore dhe dy humbje, derisa në këtë xhiro përballet me Vushtrrinë, që ka katër fitore dhe tri humbje.

Liga e Parë - Java 8

E premte

13:00 New Basket - Lipjani  

E shtunë

14:00 Feronikeli - Prishtina e Re

16:30 AS Prishtina - Megasports

17:00 Vushtrria - Marigona Hill Prishtina

E diel

15:30 Istogu - RC Cola Drita




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: