FITORJA E KATËRT PËR PEJËN

FITORJA E KATËRT PËR PEJËN

02/12/2020

Peja ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Prince Caffe Superligë, duke mundur Bashkimin me shifrat 76:59 (21:19, 20:14, 22:18, 13:8).

Çereku i parë i sfidës ishte i baraspeshuar, derisa pejanët e përmbyllën me dy pikë epërsi 21:19. Por, verdhezinjtë ngritën epërsinë në periudhën e dytë, duke treguar lojë më të mirë në parket për të fituar këtë pjesë 20:14, dhe shkuan në pushim me rezultat 41:33.

Përkundër tentimeve nga mysafirët, Peja fitoi edhe periodën e tretë, 22:18, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:51. 10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet (13:8) dhe Peja triumfoi në fund me shifrat 76:59.

Dardan Berisha ishte më i dalluari te Peja me 26 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Musab Mala me 20 pikë, 10 kërcime e katër asistime.

Peja ka katër fitore në katër ndeshje, ndërsa Bashkimi një fitore dhe katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners