Vëllaznimi ka bërë përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Sigal Prishtinës në çerekfinalen e dytë të “Play-off”-it, që u zhvillua në një atmosferë fantastike në Gjakovë.
Kuqezinjtë edhe pse ishin duke humbur me 21 pikë dallim, arritën të triumfojnë me rezultat 90:73 (16:28, 21:20, 31:15, 22:10).
Fillimi i baraspeshuar, por më pas bardhekaltrit u shkëputën, duke u pasur deri në 12 pikë epërsi, 16:28, sa përfundoi çereku i parë. Prishtinasit vazhduan shkëlqimin në periudhën e dytë, ku kishin deri në 21 pikë epërsi, 25:46, ndërsa më pas vendasit u këndellën dhe ngushtuan shifrat në 37:48, sa përfundoi pjesa e parë.
Kuqezinjtë vazhduan me lojë fantastike në periodën e tretë, duke dominuar totalisht dhe bën përmbysjen në madhe, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 68:63. Në dhjetë minutat e fundit, vendasit vetëm sa shtuan epërsinë për të triumfuar 90:73.
Më i miri te Vëllaznimi ishte Jericole Hellems me 37 pikë e dhjetë kërcime, i cili u ndihmua nga Trey Anderson me 28 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët u dallua Jordan Davis me 17 pikë e shtatë kërcime.
Ndeshja e tretë që zhvillohet të mërkurën mbrëma në kryeqytet do të vendos se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.