15/04/2025 FBK

Thirrje për bashkëpunim: Pakot televizive për Gjysmëfinalet dhe Finalen e Play-Off-it të ProCredit Superligës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) fton të gjitha bizneset dhe sponsorët potencialë të bëhen pjesë e fazës më të zjarrtë të sezonit - Gjysmëfinalet dhe Finalja e Play-Off-it të ProCredit Superligës 2024/2025.

Nga 19 Prill deri më 28 Maj 2025, ProCredit Superliga hyn në kulmin e saj me ndeshje emocionuese, atmosferë të jashtëzakonshme dhe interes të jashtëzakonshëm nga publiku.

FBK ofron paketa të dedikuara televizive për këtë fazë të kampionatit, të dizajnuara për të maksimizuar ekspozimin e brendeve përmes platformave më të mëdha televizive në Kosovë - Art Motion dhe Kujtesa.

Çfarë përfshijnë pakot televizive?

  • Video reklama gjatë pushimeve të ndeshjeve (30 sekonda)
  • Megabanerë të pozicionuar në mes të ekranit gjatë lojës
  • Animacione të personalizuara (1/3 e ekranit) për kompaninë tuaj
  • Pop-up banerë të përsëritura gjatë transmetimit LIVE

Kjo është një mundësi unike për të shfaqur brendin tuaj në ndeshjet më të ndjekura të vitit dhe për të ndërtuar një lidhje të fortë me komunitetin e basketbollit në Kosovë.

Pse të bëheni partner gjatë Play-Off-it?

  • Dukshmëri maksimale në një kohë kulmore të sezonit
  • Ndikim emocional dhe vizual për mijëra shikues
  • Lidhje e drejtpërdrejtë me audiencën sportive
  • Mbështetje konkrete për zhvillimin e sportit vendor

Ne jemi të hapur për t’i përshtatur pakot sipas ideve dhe strategjisë tuaj të marketingut. Qëllimi ynë është krijimi i një partneriteti të qëndrueshëm dhe me ndikim të ndërsjellë.

Na kontaktoni për detaje dhe bashkëpunim në adresën: marketing@basketbolli.com
 +383 49 738 080




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: