Nga 5 deri më 7 shtator do të organizohet Klinika për trajnerët e basketbollit në “ISP Marigona” dhe Four Points by Sheraton.
Klinika organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Duhet theksuar se ky kurs është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës e po ashtu edhe nga FIBA, shtëpia e basketbollit botëror.
Klinika është për zhvillimin e trajnerëve që merren me grupmoshat e reja, përkatësisht nga U14 e më të rinj.
Në këtë Klinikë do të ligjërojë eksperti i njohur i basketbollit ndërkombëtar, Arik Shivek, i cili ka përvojë të madhe nga basketbolli evropian.
Po ashtu do të ligjërojnë edhe Vlora Braha, SPOC Person për Integritet në FBK, Vjollca Zymberi Devaja-Përgatitja Mendore për Fëmijët, si dhe trajneri kondicional Agron Haliti.
Kjo Klinikë është e mirëseardhur për trajnerët në të dyja konkurrencat që punojnë me gjenerata të reja, derisa synimi i FBK-së është edukimi i trajnerëve në vendin tonë.
Trajnerët e interesuar për të marrë pjesë duhet ta konfirmojnë në email adresën projectsdirector@basketbolli.com deri më 1 shtator në ora 17:00.