Trepça fiton sërish ndaj Borës

Trepça fiton sërish ndaj Borës

18/12/2025

Trepça pas 48 orësh sërish ka fituar ndaj Borës me shifrat 84:76 (22:20, 25:15, 21:21, 16:20), në javën e 22-të të ProCredit Superligës.

Mitrovicasit ishin më të mirë, sidomos në periudhën e dytë, kurse në periudha tjera sfida ishte kryesisht e baraspeshuar, por mjaftoi që vendasit të shënojnë fitore shumë të vlefshme.

Te ‘Xehetarët’, Drilon Hajrizi kishte 20 pikë e tri kërcime, kurse te prishtinasit u dallua Tyler Cheese me 24 pikë e tetë kërcime.

Trepça mbetet në vendin e parë me nëntë fitore e tri humbje, kurse Bora ka pesë fitore e shtatë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners