Përfundon edicioni i katërt i JR NBA Kosovës, fitues Shkolla ‘8 Marsi’-LA Clippers

Përfundon edicioni i katërt i JR NBA Kosovës, fitues Shkolla ‘8 Marsi’-LA Clippers

18/12/2025

Ka përfunduar me sukses edicioni i katërt i JR NBA Kosovës.

Finalet e kësaj gare janë mbajtur në Palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë.

Në këtë event të rëndësishëm, kanë marrë pjesë gjashtë shkolla nga gjashtë regjione për titullin e kampionit.

Në këtë garë morën pjesë: nga Regjioni i Prishtinës, Shkolla “Hasan Prishtina”-Oklahoma City, nga Regjioni i Prishtinës dhe Fushë Kosovës, Shkolla “Xhavit Mustafa”-Detroit Pistons, nga Regjioni i Pejës, Shkolla “8 Marsi”-Los Angelos Clippers, nga Regjioni i Prizrenit, Shkolla “Mati Logoreci”-Dallas Mevericks, nga Regjioni i Gjilanit, “Hello Academy”-New Jork Knicks, nga Regjioni i Ferizajt, Shkolla “Emin Duraku”-Miami Heat.

Pas ndeshjeve interesante, në finale u përballën Shkolla “Mati Lorogeci” nga Prizreni me Shkollën “8 Marsi” nga Peja, ku fitues ishte ekipi nga Peja apo LA Clippers, ku fitoi me rezultat 31:22. Vendi i tretë i takoi Shkollës “Hasan Prishtina”-Detroit Pistons.

Medaljet dhe unazat për ekipin kampion i kanë ndarë Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK, Granit Rugova dhe Gazmend Ahmeti, Koordinator i Sportit Shkollor. Rugova ka dorëzuar edhe Kupën për skuadrën fituese.

JR NBA Kosova realizohet ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe bashkëpunimit të ngushtë me Federatën e Sportit Shkollor.

Në këtë garë marrin pjesë 30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-12 vjeç. 

Ky projekt ka për synim zhvillimin e gjeneratave të reja.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners