Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur me datë 8 shtator 2025, pas shqyrtimit të raportit të paraqitur nga Sekretarja e Përgjithshme, konstatoi sa vijon:
- Procesi i licencimit për garat e edicionit 2025/26 është hapur më 04 gusht 2025 dhe është mbyllur më 04 shtator 2025.
- Në disa kategori të garave ka klube që nuk kanë aplikuar fare, ndërsa një numër i konsiderueshëm klubesh kanë dorëzuar dokumentacion të paplotë.
- Të gjitha klubet janë njoftuar në kohë dhe në mënyrë të përsëritur për afatet dhe kërkesat e licencimit, përmes email-it, telefonit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të FBK-së.
Duke u bazuar në sa më lart, Bordi i FBK-së
VENDOSI:
- Të jepet afat shtesë për aplikim dhe plotësim të dokumentacionit të licencimit deri më 15 shtator 2025 (e hënë).
- Ky afat konsiderohet afat i fundit për këtë proces dhe pas tij nuk do të pranohet asnjë aplikim apo dokument shtesë nga klubet.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit.