15/09/2025 FBK

Mbahet turneu “Peja International Preseason Tournament”

Peja 03 ka organizuar turneun ndërkombëtar për basketbollin e femrave “Peja International Preseason Tournament”.

Në këtë turne për tri ditë me radhë kanë marrë pjesë katër skuadra elitare evropiane.

Turneu u organizua në Rahovec, Prishtinës dhe Pejë, duke u ofruar mundësi të shohin basketboll cilësor në tri qytete të Kosovës.

Përveç klubit të Peja 03, kanë marrë pjesë edhe Beshiktashi i Turqisë, Nyoni i Zvicrës dhe ZKK Play Off Sarajevo i Bosnje e Hercegovinës.

Rezultati ishte në plan të dytë dhe u ka ndihmuar skuadrave të përgatiten sa më mirë për edicionin e ri.

Peja 03 ka bërë shumë përforcime dhe ka synime të mëdha në edicionin e ri, madje për herë të parë do të marrë pjesë në grupet e FIBA Europe Cup Women.

Ndërkohë, Superliga Femrat në vendin tonë do të fillojë më 4/5 tetor.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: