Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, më 21 shtator është mbajtur Klinika parasezonale për të gjithë vëzhguesit e FBK-së, pjesë e listës për aprovim për edicionin 2025-2026 dhe është udhëhequr nga Komesari i Garave, Faton Kurshumlija, si dhe pjesa e fundit nga Xhelal Mumini, Komesar për Kategoritë e Reja.
Temat e Klinikës
- Njoftimi me ndryshimet e Propozicioneve të Garave
- Detyrat dhe obligimet e vëzhguesve për organizimin e ndeshjeve
- FIBA Manuali për punë në tavolinën zyrtare
- Prezantimi i klipeve edukuese për punën në tavolinën zyrtare
- Pritjet dhe obligimet për edicionin 2025-2026
- Marrja e përgjegjësisë dhe puna ekipore
- Ngritja profesionale
- Diskutim i hapur
- Testimi nga njohja e rregullave të basketbollit
- Njoftimi nga licencimi i fundit GOL2025-2027
Të gjithë vëzhguesit kanë qenë shumë aktivë gjatë prezantimit, duke parashtruar pyetje dhe duke bërë Klinikën ndëraktive gjatë gjithë kohës.
Pjesëmarrës në Klinikën e vëzhguesve/eve ishin 31 vëzhgues/e të gjitha listave të dërguar nga SHGJFBK-së për aprovim.
Pjesëmarrës në këtë klinikë ishin edhe vëzhguesit fillestarë të cilët në edicionin 2025-2026 do të nominohen në ndeshjet e kategorive të reja.