Pas një super edicioni mjaft interesant dhe atraktiv, Alley Oop është gati për edicionin e dytë.
Gara e parë do të mbahet në kryeqytet, përkatësisht në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Aktiviteti do të zhvillohet më 5 tetor nga ora 11:00.
Në turne mund të marrin pjesë deri në dhjetë skuadra (4 lojtarë) nga Prishtina, derisa nuk lejohet të marrin pjesë basketbollistët e ProCredit Superligës.
Të interesuarit mund të paraqiten në projectsdirector@basketbolli.com, deri më 30 shtator në ora 17:00.
Skuadra fituese do të shpërblehet 300 Euro.
Alley Oop këtë edicion do të mbahet në tetë qytete të Kosovës, duke e bërë më masovik 3x3, që është një nga qëllimet e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.