Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton se të gjitha ndeshjet e Superligës së Femrave për edicionin garues 2025/26 do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FBK-së në YouTube, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme që dashamirët e basketbollit të ndjekin çdo sfidë nga kudo që ndodhen.
Përveç transmetimit online, FBK ka arritur marrëveshje edhe me partnerin medial Art Motion & Kujtesa, ku do të transmetohen ndeshjet më të rëndësishme të garave, përfshirë Superkupën, finalet e Kupës së Kosovës si dhe të gjitha ndeshjet e Play Off-it.
Ky bashkëpunim i fuqishëm synon të rrisë shikueshmërinë e basketbollit të femrave në Kosovë, duke sjellë emocionet e lojës pranë çdo tifozi dhe duke e bërë kampionatin më të aksesueshëm se kurrë më parë.
FBK fton të gjithë sportdashësit të ndjekin ndeshjet në platformat e përmendura dhe të jenë pjesë e sezonit të ri emocionues të basketbollit kosovar.