03/10/2025 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Fillon ProCredit Superliga

Pritjes i erdhi fundi. Fundjava shënon fillimin e edicionit të ri të ProCredit Superligës.

Ky pritet të jetë njëri nga më interesantit në vitet e fundit, për shkak të përgatitjeve të skuadrave, përforcimeve dhe synimeve që kanë.

ProCredit Superliga me shumë derbi, ku pothuajse secila ndeshje është më interesante se tjetra.

Sfida hapëse do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, një përballje që pritet të jetë e baraspeshuar dhe interesante.

Bora, që për edicionin e dytë, garon në elitën e basketbollit do të ndeshet me Rahoveci 029, që është edicionin kishte luajtur në Ligën e Parë. Takimi zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të dielën do të zhvillohet sfida tjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit, takim që zhvillohet në Prizren.

Java e parë mbyllet me derbin ndërmjet skuadrave rivale, Trepçës dhe Pejës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, ku synojnë të nisin edicionin e ri me fitore.

ProCredit Superliga - Java 1

E shtunë ora 19:00                      

19:00 Golden Eagle Ylli - Sigal Prishtina

E diel

17:00 Bora - Rahoveci 029

17:00 Vëllaznimi - Bashkimi

19:00 Trepça - Peja




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: