Xhiro e dytë e Superliga Femrat zhvillohet të shtunën në Prishtinë!
Pas një fillimi të zjarrtë të sezonit, fundjava sjell përballje interesante në kuadër të xhiros së dytë të Superliga Femrat, e cila do të zhvillohet në Sallën e sportit ISP Marigonë në Prishtinë.
Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë këtë fundjavë “Festivalin e Basketbollit të Femrave”, ku në një ditë të vetme do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së dytë, duke krijuar një atmosferë festive dhe sportive për të gjithë dashamirët e basketbollit.
E Shtunë | 11 Tetor | Prishtinë
12:00 – Trepça vs United Basketball
15:00 – Junior 06 vs Prishtina
18:00 – Peja 03 vs Penza
Tri përballje emocionuese, shumë energji dhe spektakël në parket — kjo fundjavë i dedikohet basketbollit të femrave në Kosovë!
Të gjitha ndeshjet transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të YouTube të Federatës së Basketbollit të Kosovës.