Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) vazhdon të organizojë ngjarje të rëndësishme të basketbollit ndërkombëtar.
Për herë të parë në vendin tonë do të mbahen dy evente shumë të rëndësishme si, FIBA Europe U14 Get-Together dhe takimi i Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës (FIBA Europe Youth Commission).
Ngjarjet do të mbahen në Prishtinë, më 17-19 tetor 2025.
FIBA Europe U14 Get-Together zhvillohet përgjatë tri ditëve, ndërsa më 17 tetor mbahet edhe takimi i Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës.
Gjatë këtyre dy ngjarjeve shumë të rëndësishme, FBK ka nderin të mirëpresë:
si dhe shumë drejtues të tjerë të federatave evropiane.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është nënkryetar i këtij komisioni, derisa kujtojmë që Fetahu, është edhe anëtar i Bordit të FIBA Evropës. Takimi mbahet të premten nga ora 10:00 deri në ora 15:00 në Courtyard by Marriott.
FIBA Europe U14 Get-Together do të mbledhë trajnerë nga mbarë Evropa, ku përgjatë tri ditëve do të ligjërohet për punën me grupmosha të reja.
Kjo ngjarje e përvitshme e FIBA Europe synon edukimin e trajnerëve të rinj dhe fuqizimin e gjeneratave të ardhshme të basketbollistëve, duke e vendosur Kosovën në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare sportive.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 80 trajnerë nga i gjithë kontinenti, të cilët do të ndjekin ligjërata dhe trajnime nga ekspertë të njohur të basketbollit evropian. Ndërkaq, në ditën e dytë të këtij eventi, më 18 tetor 2025, eventi do të jetë i hapur për trajnerët nga Kosova të gjeneratave të reja.